Telegrafi

Kryebashkiaku i Madridit i thotë Vinicius Juniorit të kërkojë falje për komentet rreth racizmit në Spanjë

Vinicius Junior kohët e fundit bëri thirrje që Spanjës t’i hiqet e drejta për të pritur Kupën e Botës 2030 nëse çështja e racizmit në vend nuk trajtohet.

Sulmuesi i Real Madrid tha se për shkak të racistëve të paktë në vend, emri i gjithë kombit është njollosur.

“Nëse situata me racizmin në Spanjë nuk përmirësohet para vitit 2030, Kupa e Botës do të duhet të zhvendoset në një vend tjetër”, ka thënë fillimisht Vinicius.

“Më pëlqen të luaj në Real Madrid! Është klubi më i mirë dhe gjithashtu vendi më i mirë për të qenë me familjen time”, shtoi tutje ai.

 

Kryetari i bashkisë së Madridit, Jose Martinez Almeida, i ka bërë thirrje Vinicius Jr që të kërkojë falje për komentet e tij në lidhje me Spanjën.

“Shpresoj që Vinicius ta korrigjojë këtë menjëherë”, ka thënë kryebashkiaku i Madridit në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/