Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka kërkuar që Britania e Madhe të anulojë vizitën e planifikuar të Presidentit amerikan Donald Trump.
Ky reagim i tij vjen pas kritikave që i bëri Presidenti Trump në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në Londër.
“Nuk mendoj se duhet të shtrojmë tapetin e kuq për Presidentin e SHBA kur politikat e tij shkojnë në drejtim të kundërt të gjërave që ne mbrojmë. Ka shumë gjëra për të cilat Donald Trump është i gabuar”, tha Khan për televizionin britanik “Channel 4 News”.
Shkak i tensioneve mes Trump dhe kryebashkiakut të Londrës është bërë pikërisht një deklaratë e këtij të fundit pas sulmit terrorist, përcjell tvklan.al.
Deklarata e Khan “nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar” është gjetur e pavend dhe është kritikuar nga Presidenti Trump.
Në mbështetje të Trumpit ka dalë ministri i Jashtëm Britanik, Borsi Johnson, i cili këmbënguli se vizita e Presidentit amerikan në Britani do të zhvillohet dhe se ai është i mirëseardhur pavarësisht kritikave ndaj Khan.
Johnson tha se nuk kishte “asnjë arsye” për të kthyer mbrapsht kërkesën për vizitë të Trumpit.