Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu deklaroi në një konferencë për shtyp të dielën se nuk do të takohet me Kryeministrin Edi Rama nëse më parë nuk lirohen qytetarët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.
“Sot jam në krah të qytetarëve të Kukësit, pa dallime politike. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë të arrestuarit dhe të ulet e të dëgjojë qytetarët e Kukësit. Unë nuk shkoj në takim me Ramën nëse nuk lirohen ata që janë arrestuar”, tha Shehu.
“Kur populli cenohet ekonomikisht, unë jam gjithmonë me qytetarët”, shtoi kreu i Bashkisë së Kukësit. /Top Channel/