Site icon Telegrafi

Kryebashkiaku i Johanesburgut Jolidee Matongo vdes në një aksident me makinë

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i ka bërë homazhe kryetarit të ri të Johanesburgut, pas vdekjes së tij në një aksident automobilistik në moshën 46 -vjeçare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jolidee Matongo kishte bërë fushatë me zotin Ramaphosa para aksidentit.

Automjeti i tij u përplas me një furgon ndërsa përpiqej të shmangte një këmbësor që kishte vrapuar në rrugë, raportojnë mediat lokale.

Këmbësori dhe shoferi i automjetit tjetër gjithashtu vdiqën, ndërsa dy truprojat e Matongo po trajtohen në spital për plagët e tyre.

Matongo u bë kryebashkiak më 10 gusht pas vdekjes së paraardhësit të tij nga komplikimet e shkaktuara si pasojë e Covid-19.

Mediat lokale raportojnë se ai ishte biri i një emigranti nga Zimbabwea dhe kishte qenë një aktivist politik në Afrikën e Jugut që në moshën 13 vjeçare, duke bërë fushatë kundër aparteidit – një sistem i legalizuar racizmi që ishte në atë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version