Telegrafi

Kryebashkiaku holandez: Azilkërkuesit shqiptarë janë hajdutë!

Kryebashkiaku i Prinsenboh in Gilze, qytezë në jug të Holandës ka lëshuar fyerje të rënda ndaj shqiptarëve, duke i quajtur hajdutë dhe njerëz me sjellje skandaloze.

Sipas tij, shqiptarët duhet të paguajnë para për kohën e qëndrimit në Holandë.

Sipas kryebashkiakut Jan Boelhoëer, shqiptarët shkojnë për të qëndruar pak kohë në qendrat e azilit të qytezës së tij dhe më pas lëvizin në ndonjë vend tjetër.

“Shqiptarët kanë sjellje skandaloze. Ato janë hajdutë dhe krijojnë përplasje me njerëzit e tjerë. Shqiptarët duhet të paguajnë për qëndrimin e tyre në kampet e azilit” u shpreh kryebashkiaku Boelhoëer, duke iu referuar azilkërkuesve shqiptarë si “azilturistë”. /Abcnews/