Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim kryebashkiakun e Dibrës, Muharrem Rama, i cili u shpreh se kishte vendosur që takimin e parë zyrtar ta realizon në Komunën e Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit të realizuar në kabinetin e Bejtës, janë diskutuar çështje të shumta që tangojnë qeverisjen lokale, duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit mes Gostivarit dhe Dibrës gjatë periudhës në vijim.
Kryebashkiaku Rama i bëri ftesë zyrtare Nevzat Bejtës që ta vizitojë Dibrën./Telegrafi/