Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller sot i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump, për të braktisur planet për të ndërtuar murin në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.
Kryebashkiaku Mueller ia ka kujtuar Presidentit Trump vuajtjet që ka përjetuar Gjermania dhe Evropa në të shkuarën për shkak të ndërtimit të murit në Berlin.
Ai i ka thënë Presidentit që të mos shkojë në rrugën e izolimit me planifikimin e ndërtimit të murit me Meksikën dhe ka theksuar se ndarjet e tilla “shkaktojnë skllavëri, dhimbje dhe shkatërrojnë miliona jetë”.
Ndryshe qyteti gjerman Berlini, u nda me muri gjatë viteve 1961 deri më 1989, kur u rrëzua muri.