Kryetari i Bashkisë së Ankarasë dyshon se fuqitë armiqësore të Turqisë shkaktojnë artificialisht tërmete për të përkeqësuar ekonominë e vendit.
“Ka ndodhur një tërmet i fuqishëm në Dardanele (veriperëndim) sot. Kam bërë kërkime. Është shfaqur një anije sizmike kërkimi në zonë”, deklaroi në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Melih Gokçek, i njohur në Turqi për teoritë e tij të konspiracionit.
“Duhet të përcaktojmë me urgjencë objektin e kërkimeve për këtë anije dhe cilit vend i përket”, theksoi kryetar i bashkisë së kryeqytetit turk.
Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit turk që prej vitit 1994 është i njohur për deklarata me tematikë konspirative.
Dy tërmete me magnitudë 5,3 dhe 5,2 ballë të shkallës Rihter goditën dje dhe sot rajonin e Canakale, që ndodhet në veriperëndim të Turqisë në nivelin e Ngushticës së Dardaneleve