Telegrafi

Kryebashkiaku amerikan ndihmoi nënën dhe tre fëmijët e saj ‘të arratisen’ përpara se treni të godasë makinën e tyre të bllokuar në shina

Një kryebashkiak i Georgia-s ndihmoi një nënë dhe tre fëmijë të largoheshin nga një automjet sportiv i cili ishte bllokuar në shina hekurudhore derisa një tren po afrohej me shpejtësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryetari i Bashkisë Vienna, Eddie Daniels, ishte nisur për në punë të shtunën në mëngjes kur pa makinën në pozicionin e rrezikshëm.

“Unë nuk mund t’i lija ato foshnja të qëndronin atje dhe të vriteshin nga një tren”, tha Daniels për WALB-TV.

Ai e ndihmoi nënën të dilte fillimisht, më pas pa tre fëmijë në ulësen e pasme – një 6-vjeçar, një 3-vjeçar dhe një 1-vjeçar.

Ai tha se nxori dy fëmijët më të vegjël dhe po ndihmonte 6-vjeçarin kur treni goditi automjetin.

Daniels ka një kyçin e këmbës të thyer dhe tetë qepje në kokë. Sidoqoftë, ai tha se është mirënjohës që familja është gjallë.

Kryebashkiaku i mandatit të dytë tha gjithashtu se ai kurrë nuk do ta kishte imagjinuar që kjo të ndodhte në qytetin jugor qendror të Georgia-s me 4,000 banorë.

“Unë nuk ndihem si hero, thjesht ndihem sikur po bëj atë që duhet të bëj, çfarë populli më zgjodhi për të bërë”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/