Interi pitet të jetë një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve jo vetëm në Serie A, por në futbollin evropian.
Sipas TuttoSport, klubi zikalër vazhdon të ndjek Grzegorz Krychowiak e Paris Saint-Germain.
27-vjeçari mund të shkëmbehet me Geoffrey Kondogbian ose edhe me Marcelo Brozovic.
Çmimi i mesfushorit polak është rreth 35 milionë euro, por italianët nuk janë të gatshëm të paguajnë një shifër të tillë.
Përveç mesfushës, Interi do të bëjë shumë ndryshime dhe në mbrojtje. /Telegrafi/