Site icon Telegrafi

Krychowiak pranon bisedimet me PSG-në

Kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain janë të interesuar për të nënshkruar me reprezentuesin polak, Grzegorz Krychowiak.

Mesfushori i Sevillas së fundmi ka zbuluar se negociatat janë aktualisht në vazhdim, ndërsa tani pas eliminimit të Polonisë nga Euro 2016, kushtet janë që tani të ndodh diçka.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka mbyllur nënshkrimin e tij të parë në klub sot, me transferimin e mesfushorit të Nices, Hatem Ben Arfa, dhe është i prirur për të shtuar më shumë cilësi skuadrës së tij në mesfushë, duke synuar transferimin e Krychowiakut, i cili ka pranuar se tani janë në bisedime.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Është e vërtetë se bisedimet janë duke vazhduar”, deklaroi Krychowiak për RMC.

“Nuk ka marrëveshje tani për tani me PSG, por unë mendoj se së shpejti do të ketë një lajm për të ardhmen time”, përfundoi mesfushori i Sevillas. /Telegrafi/

Exit mobile version