Roma është duke përgatitur ofertë për futbollistin e Paris Saint-Germainit, Grzegorz Krychowiak.
Giallorossët duan ta përforcojnë mesfushën për sezonin e ardhshëm, ndërsa Franck Kessie i Atalantas pritet të shkojë në Stadio Olimpico për 28 milionë euro.
Por, Tuttomercatoweb bën të ditur se ai nuk do të jetë i vetmi për këtë zonë të fushës. Në listë është edhe 27-vjeçari Krychowiak.
Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2021, mirëpo klubi italian beson se mund ta transferojë.
Polaku ka probleme me minutazh te klubi francez, ashtu që ka regjistruar vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/