Telegrafi

Krychowiak e do La Ligan ose Serien A

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Grzegorz Krychowiak, preferon të kalojë në Spanjë ose Itali. 

27 vjeçari ka kaluar nga Sevilla te PSG për 33.6 milionë euro, por që nuk arriti të tregojë asgjë.

Klubet italiane që e duan janë Interi, Juventusi, Milani dhe Fiorentina.

Presidenti i Nantes, Waldemar Kita, ka thënë është një turp pretendimi i tij.

“E desha KrychoWiakun, biseduam me PSG-në dhe lojtarin”.

“Ai preferon Spanjën dhe Italinë. Kjo është turp! E konsideroja profesionist, është qe një vit te PSG, por nuk ka luajtur rregullisht”, ka thënë Waldemar Kita, president i Nantes. /Telegrafi/