Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël kanë protestuar sot për 17 minuta duke kërkuar kështu zbardhjen e fatit të të pagjeturve gjatë luftës.
Krushjanët kanë kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë që të gjenden të gjithë trupat e të të afërmeve të tyre, për të cilët nuk dihet tash e 17 vjet.
Siç raporton televizioni publik, banorët e dy Krushave kanë marshuar drejt magjistrales Prizren –Gjakovë ku aty kanë protestuar për 17 minuta, simbolikë kjo e 17 viteve që u mungojnë të dashurit e tyre.
Përfaqësues të dy Krushave kanë thënë se nga këto dy fshatra ende figurojnë të zhdukur edhe 132 banorë.