Telegrafi

Krushevë, arrestohet 51-vjeçari për grabitjen e djeshme në bankë

Policia bëri të ditur se 51-vjeçari nga Krusheva është arrestuar sot pasi që është vërtetuar se ai është përgjegjësi për grabitjen e Uni bankës që ndodhi dje.

Siç njoftuan më herët MPB, një person i maskuar, me kërcënim me pistoletë, ka marrë para nga punonjës në bankë në Krushevë.

Rastin je në ora 16:25 në stacion policor e ka paraqitur P.T (36).

“Me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Prilepit është kontrolluar shtëpia dhe hapësirat që i shfrytëzon T.S (51) nga Krusheva, dhe është arrestuar”, njoftuan nga MPB.

Ai në bankë me kërcënime u ka marrë para punonjësve në bankë por banka dhe as MPB nuk bënë të ditur shumën e saktë të parave të grabitura./Telegrafi/