Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat në konsumimin e lëndëve të ndryshme ushqyese në 31 684 meshkuj të shëndoshë gjatë një periudhe prej 18 muajsh.
Duke i krahasuar ata që kanë ngrënë më shumë dhe më pak, është treguar se drithërat integrale kanë ulur rrezikun nga hipertensioni për 19%.
Në mesin e tyre krundet kanë qenë më të suksesshme në rregullimin e presionit të gjakut. Meshkujt të cilët kanë konsumuar më shumë krunde kanë pasur 15% rrezik më të ulët për hipertension krahasuar me meshkujt të cilët kanë konsumuar më pak krunde.