Site icon Telegrafi

Kruna po shkon në histori: Kroacia po pranon si monedhë zyrtare euron – zbulohen se si do të duken paratë me motive kroate

Kroacia së shpejti do të bëhet shteti më i ri evropian që si monedhë shtetërore ta ketë Euron, duke e zëvendësuar Krunën.

Plani Kombëtar për Shkëmbimin e Kunës Kroate me Euron, i miratuar nga Qeveria e Kroacisë parasheh përzgjedhjen e motiveve dhe dizajnin e tyre grafik për anën kombëtare të monedhave euro, raporton index.hr.

Ndryshe nga kartëmonedhat euro, të cilat janë të njëjta tek të gjithë anëtarët e eurozonës, monedha euro dhe cent bartin informacion nga vendi emetues dhe tregon simbolet kombëtare të vendit në anën e pasme.

 

Prandaj, pjesa e pasme e monedhës quhet edhe ana kombëtare e një vendi. Monedhat euro të emetuara në Kroaci, të cilat do të jenë së shpejti në qarkullim, do të jenë njësoj të vlefshme në të gjitha vendet e eurozonës.

“Për këtë arsye zgjedhja e motiveve është veçanërisht e rëndësishme sepse monedhat me motive që simbolizojnë Kroacinë do të përdoren jashtë kufijve të saj. Duke pasur parasysh kompleksitetin e prodhimit të monedhave, tashmë kanë filluar aktivitetet përgatitore”, njoftoi qeveria kroate.

Secili shtet ka mundësinë të ketë një motiv kombëtar në njërën anë të medaljes dhe në Kroaci janë kristalizuar këto propozime: motivet do të jenë tabelë shahu, në të gjitha monedhat, pastaj harta e Kroacisë, kuna, Nikola Tesla dhe shkrimi Glagolitic (alfabeti më i vjetër sllav i njohur).

Tabela e shahut do të jetë sfond, dhe më pas harta e Kroacisë për dy euro, kuna për një euro, Tesla për 50, 20 dhe 10 cent dhe alfabeti glagolitik në të cilin do të shkruajë HR për 5, 2 dhe 1 cent. /Telegrafi/

 

Exit mobile version