Policia tha se “treni është grabitur nga një grup me persona të armatosur”, raportoi BW.
Grupi i armatosur detyroi trenistin të ndalojë dhe më pas grabiti mallrat. Treni ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi dhe hekur.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes. /Telegrafi/