Të arrestuarit, Anton dhe Llesh Krosi, dyshohen se kanë qëlluar me armë 37-vjeçarin Viktor Krosi, në fshatin Borizan të Krujës. Megjithë nisjen e menjëhershme drejt spitalit ushtarak të Tiranës, 37 vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra, raportoi Ora News.
Ndërkohë, dy të dyshuarit po merren në pyetje nga efektivat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/