Telegrafi

KRU “Prishtina’: Zbulohen dhjetëra kyçje ilegale dhe ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka inspektorët e saj kanë zbuluar disa kyçje ilegale, manipulime me valvola dhe ndërhyrje të tjera në rrjet.

Sipas KRU-së, vazhdon inspektimi në terren për zbulimin e rasteve.

“Dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit po zbulohen nga inspektorët dhe kontrollorët tanë çdo ditë dhe të gjitha rastet janë duke u procesuar më tutje, ata janë vazhdimisht në terren nga ora 06:00-22:00. Investimet dhe intervenimet në rrjetin e ujësjellësit, në të gjitha zonat e shërbimit po vazhdojnë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Kompania gjithashtu bën thirrje për shpenzimin racional të ujit.

“Shpenzimi racional i ujit të pijshëm mëse i domosdoshëm. Impiantet e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik e Badoc po funksionojnë me kapacitete maksimale. Për një furnizim stabil me ujë dhe infrastrukturë funksionale, shpenzo racionalisht ujin, mos realizo kyçje ilegale dhe paguaj faturat e ujit rregullisht”, vijon kompania. /Telegrafi/