Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, me rastin e prezantimit të Performancës së Kompanive Rajonale të Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Republikës së Kosovës, i ka ndarë mirënjohje kompanisë për performancën më të mirë për vitin 2017.
“Ofrimi i shërbimeve kualitative dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare është synimi aktual dhe i së ardhmes i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ Sh. A.”, thuhet në njoftim, shkruan Telegrafi.
Furnizimi me ujë të pijshëm në pajtim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, maksimalizimi i kohës së furnizimit, largimi i ujërave të ndotura, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujërave të ndotura, është misioni i KRU “Prishtina”. /Telegrafi/