Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ditën e shtunë do të ketë mungesë të ujit në disa rrugë.
Në njoftim thuhet se uji do të ndalet nga ora 11:00 deri në ora 16:00.
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër dt.25.01.2025 nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëdresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/