Site icon Telegrafi

​KRU ‘Prishtina’ të martën me reduktime të planifikuara në disa zona

Për shkak të temperaturave të larta dhe shpenzimit enorm të ujit të pijshëm si rezultat i keqpërdorimeve të ndryshme, KRU “Prishtina” nesër do të fillojë me reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të shërbimit.

Ky orar ndërron varësisht prej kushteve atmosferike dhe vetëdijësimit për përdorim të drejt të ujit të pijshëm, thuhet në njoftim.

Orari i reduktimeve për fshatrat në gypin magjistral Albanik – Prishtinë:

Nga ora 18:00-06:00 reduktohet furnizimi me ujë të pijshëm për këto fshatra: Majac, Bajgorë, Humollët, Lupç, Lagjja e Re, Sallabajë, Shakovicë, Lluzhan, Godishnjak, Barilevë, Prugovc, Lebanë, Drenoc, Besia, Vranidoll, Gërvallë, Kikaj, Kelan, Verbovc, Kozaricë, Pirevët, Bardhosh, Milevc, Batllavë 1 dhe 2, Bellopojë 1 dhe 2, Tërrnavë , Halabak dhe fshati Penuh.

Orari i reduktimeve për komunën e Graçanicës:

Nga ora 23:00-05:00 reduktohet furnizimi me ujë për Graçanicën, Sushica, LlapnaSella dhe Preoci.

Nga ora 18:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për Llapnasella, Preoc, bizneset në magjistralen Prishtinë-Lipjan në mënyrë që t’u mundësohet furnizimi me ujë për konsumatorët e fshatit Sushicë dhe Badoc.

Orari i reduktimeve për komunën e Prishtinës:

Nga ora 16:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për lagjen Nic, Qershia, Çagllavica, Qëndresa, Marigona 2, Rezonanca-Janina.

Nga ora 22:00-07:00 reduktohet furnizimi me ujë për fshatin Hajvali gypi 160 mm.

Exit mobile version