Telegrafi

KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autobotëve në disa lagje

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, po bënë shpërndarjen e ujit për qytetarët përmes autoboteve.

Uji po shpërndahet në disa lagje të kryeqytetit, transmeton Telegrafi.

Të premten, IKSHP ka rekomanduar që uji të mos konsumohet për pije për shkak të rritjes së manganit.

IKSHPK ka njoftuar se uji mund të përdoret vetëm për higjienë.

“Të dhënat e analizave të bërë dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK për këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale”, thuhet në njoftim./Telegrafi/