Site icon Telegrafi

KRU ‘Prishtina’ shembull për promovimin e gruas në punë

Të martën u mbajt punëtoria rreth integrimit të gruas dhe promovimit të saj në punë, me theks të veçantë në sektorin e ujit.

Kjo punëtori u organizua nga Këshilli Ndërministror i Ujit dhe Sida Suedeze me përfaqësues nga Ambasada Suedeze, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, Autoriteti Rregullator i Ujit, etj.

Në këtë punëtori u diskutua për barazinë gjinore, të drejtat, mundësitë dhe përparësitë në vende të punës, sidomos në sektorin publik.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” si shembull i ofrimit të modaliteteve të barazisë gjinore në vendin e punës dhe njëkohësisht përfituese e projektit “Edge Strategy Project”, financuar nga Banka Botërore prezantoi rezultatet e dala nga vlerësimi dhe analizimi i gjendjes faktike në këtë fushë.

Pas vlerësimit të raportit nga Banka Botërore, Ujësjellësi i Prishtinës hapin e radhës e ka certifikimin për barazi gjinore, pas rekomandimeve që janë dhënë nga projekti në fjalë.

KRU “Prishtina” është kompania e parë në sektorin e ujit në rajon që ka bërë këtë vlerësim, për ngritjen dhe fuqizimin e gruas në këtë sektor. /Telegrafi/

Exit mobile version