Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është sanuar gypi me diametër 250 milimetra në fshatin Hajvali.
Kompania thotë se tashmë qytetarët në Hajvali, Veternik, Çagllavicë dhe Miradi do të kenë ujë të pijshëm.
“Të nderuar konsumatorë të fshatit Hajvali, Veternik, Çagllavicë dhe Miradi. Me sukses e përkushtim përfundoi sanimi i tubit të ujit fi 250 mm në fshatin Hajvali, nga sërish ekipet më të mira teknike që ka ujësjellësi i Prishtinës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/