Telegrafi

KRU ‘Prishtina’: Nuk kanë të ndalur dëmtimet e gypave, rruga ‘Agim Ramadani’ mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se po vazhdon dëmtimi i gypave të ujit, ku sipas tyre po shkaktohen nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve.

Sipas njoftimi, rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, nga ky moment do mbeten pa ujë të pijshëm.

“Erdhi edhe muaji tetor dhe ne ende po ballafaqohemi me dëmtime të gypave të ujit, që po shkaktohen nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve. Rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, nga ky moment do mbeten pa ujë të pijshëm. Arsyeja është dëmtimi i sapo ndodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/