Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në disa vende në Sllatinë.

Ujë nuk do të ketë ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

“Për shkak të punimeve në rezervuarin e ujit në fshatin Sllatinë, nesër më datë 23.11.2024 do të ndalet stacioni i pompimit në Vragoli nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Nga kjo ndalje e ujit do të ketë ndërpreje të furnizimit me ujë në Parkun e Biznesit Drenas, Sllatinë, Henci dhe Vragoli“./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version