Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina” njofton se të premten disa lagje do të mbesin pa ujë

Fotografi ilustruese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se me datën 31 janar do të ketë ndërprerje të ujit në disa zona.

Në njoftim thuhet se uji do të ndalet nga ora 06:00 deri në 22:30.

“Ju njoftojmë se më datë 31 janar 2025, e premte nga ora 06:00- 22:30 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona: Lagjja Sofalia; Rruga” Shpëtim Robaj”; Lagjja Tasligje 1,2,3,4 deri te Avalla; Rruga” Xhavit Ahmeti”;  Rruga” Gani Balaj”; Rruga” Sali Butka”. Arsyeja e ndërprerjes bazohet në kërkesën e komunës së Prishtinës për kyçjen e gypit fi 400 mm në rrugën” Xjavit Ahmeti”./Telegrafi/

Exit mobile version