KRU “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të ujit në disa zona.
Në njoftim thuhet se nga ora 22:00 deri në ora 02:00 do të ndalet furnizimi me ujë në stacionin e pompimit në Parkun e Qytetit.
“Kjo ndërprerje është e nevojshme për kryerjen e punimeve të domosdoshme dhe do të ndikohet në zonat përreth. Në veçanti, zonat që do të preken janë: Aktashi, Ulpiana dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)”, thuhet në reagim.
Tutje, KRU “Prishtina”, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët./Telegrafi/