Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina” njofton se do të mbesin pa ujë fshati Sllatinë dhe Henc

Fotografi ilustruese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se disa fshatra do të mbesin pa ujë për shkak të disa punimeve që do të realizohen.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se furnizimi me ujë do të ndërpritet në fshatrat Sllatinë dhe Henc më 05.03.2025 dhe 06.03.202.

“Për shkak të punimeve në kuadër të projektit: “Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës, në Lagjet 28, 29, Bardhi i Madh dhe Sllatinë e Madhe”, do të realizohen punime për kyçjen e gypit të ri furnizues me çrast do të dalë jashtë funksionit gypi i vjetër. Si pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet në fshatrat Sllatinë dhe Henc më 05.03.2025 dhe 06.03.2025, duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit të datës 05.03.2025″, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

 

Exit mobile version