Telegrafi

KRU “Prishtina” njofton se për shkak të punimeve disa zona do të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ndërprerja do të zgjatë derisa të përfundojnë punimet, transmeton Telegrafi.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë më 14 Tetor 2023, do të realizohen punime teknike në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë për këto zona: Hajvalia, Lagjja 038, Lagjja Nic, Lagjja Qëndresa, Lagjja Qershia dhe Çagllavica. Për shkak te këtyre punimeve këto lagje do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 10:00 deri ne përfundimin e këtyre punimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/