Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën për disa inspektime që po bëhen në rrugën “Shaqir Igrishta” në Rrugën C si dhe në Rrugën B.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se ujësjellësi ka hasur në disa biznese të paregjistruara.
“U kemi dhënë afat kohor për të regjistruar ujëmatësin, në të kundërtën do të shkyçen”, thuhet në paralajmërimin e KRU “Prishtina”.
Po ashtu, bëhet e ditur se janë aplikuar dy shkyçje në rrugën “Tuzi”, një për kyçje ilegale dhe një për ujëmatës të palegalizuar.
“Shkyçjet u realizuan në objekte ndërtimore. Vazhdon aksioni”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/