Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar lidhur me gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava e Badoci, pas reshjeve atmosferike mbi vendin tonë.
KRU Prishtina njofton se niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej vetëm 35 cm.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m.
“Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale, andaj t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet ujore!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/