KRU” Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se konsumatorët nga Fushë Kosovë që furnizohen me ujë të pijes nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin nuk duhet ta përdorin ujin deri nesër në mëngjes.
Këtë njoftim e kanë bërë, pasi ekipet teknike të KRU” Prishtina” sh.a. kanë rregulluar kabllon e energjisë elektrike në afërsi të lumit Sitnica, e cila ishte dëmtuar nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave, nga persona të papërgjegjshëm.
“Ju njoftojmë se uji lëshohet pas pak, derisa ju nuk duhet ta përdorni për pije , nga sonte 22 maj, deri nesër në mëngjes 23 maj 2021”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se konsumatorët ujin mund ta përdorin për gjëra të tjera, përveç për pije deri nesër jo, ngase uji ka qëndruar gjatë në rezervuar dhe deri në shpëlarjen e gypave nuk bën të përdoret për pije. /Telegrafi/