Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e rrugës “Jakov Xoxa”, “Uran Ajeti” “Ndue Përlleshi” se, për shkak të një rrjedhje uji të dukshme në rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati 1, rrjedhje kjo në pronë private (pronë e cila ka qenë rrugë publike e shpronësuar më pastaj në pronë private nga Komuna e Prishtinës), kanë qenë të obliguar ta ndërpresin ujin për arsye se kjo rrjedhje përveç që po shkakton humbje të mëdha të ujit është me mundësi rreziku potencial për banorët që jetojnë në atë objekt.
Në njoftim thuhet se KRU “Prishtina” është duke zhvilluar punime teknike në sanimin e gjendjes duke kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të sipërpërmendura se do të kenë ndërprerje të kohëpaskohshme të furnizimit me ujë të pijshëm deri në sanimin e gjendjes.
“Në të njëjtën kohë edhe gjatë ditës së djeshme duke vazhduar edhe sot do e kemi autocisternën/autobotin për të ia mundësuar banorëve furnizimin me ujë”
“Vlen të theksohet se, rasti në fjalë është natyrë e ndërlikuar e defektit dhe kërkon kohë pë sanimin përfundimtar të gjendjes”, thuhet më tej. /Telegrafi/