Site icon Telegrafi

KRU ‘Prishtina’ nga nesër do të merr masa ndëshkuese për borxhlinjtë

KRU ‘Prishtina’ njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se duke filluar nga dita e nesërme, 25 janar 2018 do të fillojë të marr masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Si masë e parë ndëshkuese, do të jetë shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.

“Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për këtë aksion, kompania ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes, përfshirë edhe inspektorë. Në shkyçje do të përfshihen tetë komunat në të cilat operon kompania, si: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica me fshatra përreth. Furnizimi me ujë të pijshëm po qëndron stabil, derisa ndërprerje uji mund të ketë vetëm në raste të caktuara si, intervenimet në rrjetin primar dhe sekondar”, thuhet në njoftimin e KRU ‘Prishtina’, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, KRU ‘Prishtina’ njofton se është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim, andaj u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet; të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët dhe duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

KRU ‘Prishtina’ thotë se do t’i intensifikon aktivitetet që borxhet e prapambetura të arkëtohen përmes gjykatave kompetente konkretisht Përmbaruesve Privat. /Telegrafi/

Exit mobile version