KRU Prishtina ka reaguar ndaj ndërhyrjeve të paautorizuara në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe se kjo mund të çrregullojë sistemin dhe shpërndarjen e barabartë të ujit të pijshëm te konsumatorët.
“Ndërhyrjet e paautorizuara në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, manipulimi me valvola të sistemit të rrjetit nga persona të papërgjegjshëm, intervenimet në zonat urbane e rurale në rrjetin e ujësjellësit qoftë nga kompani private, ndërtues objektesh apo persona fizik, pa e njoftuar ujësjellësin, janë të papranueshme, ngase secila prej tyre mund të çrregulloj sistemin dhe shpërndarjen e barabartë të ujit të pijshëm te konsumatorët”, thuhet në komunikatë.
KRU Prishtina kërkon nga operatorët ekonomikë, si KEK-u, KEDS-i, PTK, Termokos, që nëse gjatë kësaj periudhe e kanë të domo sdoshme intervenimet në rrjetin e tyre, të njoftojnë paraprakisht ujësjellësin, për shkak të problemeve që po hasin, sidomos kur bëhet fjalë për intervenimet që si shkak mund të ndodhë ndërprerja e energjisë elektrike e që mund të çrregullojë në masë sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, sikur në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë.
“Bashkërendimi i aktiviteteve, në këtë kohë pandemie, sjellë rezultate të mira në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, përfundon komunikata.