Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina” ndal ujin në një objekt në Fushë Kosovë, shkak pëlcitja e gypit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se mëngjesin e së enjtes ka ndalë ujin në objektin e Apolonisë 1 në Fushë Kosovë, në një banesë pronari i së cilës nuk është gjetur aty.

Sipas njoftimit, uji është ndalur me urdhëresë të Policisë së Kosovës për shkak të pëlcitjes së gypit, gjë që ka shkaktuar dëme në katet e poshtme të ndërtesës.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit ujin e kemi ndal me urdhëresë të Policisë së Kosovës, objektin e Apolonisë 1 në Fushë Kosovë për shkak të pëlcitjes së ujit në një banesë për të cilin pronari nuk gjendet dhe ka shkaktuar dëme në katet e poshtme”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, ujësjellësi ka bërë të ditur se kjo hyrje nuk do të ketë ujë deri sa Prokurori të vendosë për hapjen e banesës./Telegrafi/

Exit mobile version