Telegrafi

KRU ‘Prishtina’: Komuna e Drenasit gjatë ditës së mërkurë do të ketë ndërprerje të ujit

Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë ditës së mërkurë, Komuna e Drenasit do të ketë ndërprerje të ujit.

Sipas kompanisë, kjo ndërprerje u ujit do të bëhet për shkak punimeve teknike nga ndërmarrja “Ibër Lepenc”.

“Të nderuar konsumatorë të Komunës së Drenasit, si shkak i punimeve teknike nga ndërmarrja ‘Ibër Lepenc’ në Bivolak, gjatë ditës së mërkurë, 24 shkurt, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/