Site icon Telegrafi

KRU ‘Prishtina’ kërkon nga borxhlinjtë që të vazhdojnë t’i paguajnë faturat e shërbimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që t’i paguajnë faturat e shërbimeve.

Sipas kompanisë, secili konsumator borxhli tash mund të paguaj 10 për qind të borxhit total, duke riprogramuar pjesë tjetër

“Lehtësimi i masave nga KRU ‘Prishtina’ për riprogramimin e borxheve, ka ndikuar pozitivisht te konsumatorët, të cilët në numër të madh u janë drejtuar pikave tona të arkëtimit. Andaj, falënderojmë të gjithë konsumatorët për pagesën e faturës së ujit! Vazhdoni të realizoni pagesa , që të kemi shërbime më të mira. Ua kujtojmë se, secili konsumator borxhli tash mund të paguaj 10% të borxhit total që ka dhe pjesën e mbetur ta riprogramoj me këste mujore deri në 3 vjet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version