Site icon Telegrafi

KRU ‘Prishtina’: Furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë në dispozicion 24 orë, në gjendje gatishmërie do të jenë edhe autobotët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka marr disa masa pas përhapjes së Coronavirusit.

Sipas KRU “Prishtina”, furnizimi do të jetë 24 orë pa ndërprerje dhe se në gjendje gatishmërie do të jenë edhe autobotët.

Po ashtu, kompania njofton se në bazë të vendit të Qeverisë ka shtyrë afatin e pagesave për konsum të ujit dhe shërbimeve të ujërave të zeza deri më 30 prill.

Njoftimi i plotë i kompanisë

Sot në orën 08:00, 16 mars 2020, e hënë UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi me stafin menaxhues të ndërmarrjes, përgjatë takimit të mbajtur në zyret e ujësjellësit, duke iu referuar vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës mori një sërë masash që ndërlidhen me gjendjen emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës kunder përhapjes së Coronavirusit.

– KRU “Prishtina” bazuar në propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shtyen të gjitha pagesat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit deri më datë 30 prill 2020, konsumatorët mund të bëjnë pagesa për shërbimet dhe ato mund t’i bëjnë online, përmes bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare si dhe kemi në dispozicion nga një arkë në secilën komunë ku ofrojmë shërbime,

Lexo po ashtu Hoti prezanton masat e reja pas Coronavirusit, ndër to shtyrja e pagesave të kredive, tatimeve dhe shërbimeve publike

– KRU “Prishtina” ka marrë masa në reduktimin e stafit në të gjitha departamentet/sektoret, përveq aty ku duhet të ketë shërbim karshi konsumatorëve, me theks të veqantë departamenti i prodhimit të ujit dhe furnizimit 24 h me ujë të pijshëm dhe cilësorë,

– KRU “Prishtina” prioritet në çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë i jep të gjitha qendrave spitalore, pa anashkaluar konsumatorët e tjerë të ndërmarrjes, por për shkak të rritjes së konsumit të ujit kërkohet shpenzim racional që të kemi rezerva të mjaftueshme ujore,

– KRU “Prishtina” merr masa për sigurimin e klorit dhe kemikateve të tjera edhe për tre muajt e ardhshëm, në funksionim të mirëfilltë të trajtimit të ujit,

– KRU “Prishtina” merr masa për sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve themelore të punës,

– KRU “Prishtina” merr masa për caktimin e menjëhershëm të ekipeve mobile me fokus prodhimin, mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit,

– KRU “Prishtina” merr masa që në secilën komunë në zonën e shërbimit të jenë nga dy ekipe mobile të cilat do jenë në shërbim të qytetarëve, furnizim me ujë që është esenciale dhe sanim të të gjitha defekteve që mund të shfaqen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit,

– KRU “Prishtina” do të monitorojë 24 h pa ndërprerë cilësinë e ujit të pijshëm, funksionimin e rezervuarëve, stacioneve të pompave, pendat e liqenit të Batllavës dhe Badocit si dhe fabrikat e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik dhe Badoc,

-Reduktohet stafi në departamentin e adminsitratës dhe zyrës ligjore, vetëm për çështje që konsiderohen të arsyeshme dhe gjithsesi organizative,

– Masat e mara vlejnë për të gjitha njësitë operative të komunave, Prishtinë, Podujevë, Drenas, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq,

– Në gjendje gatishmërie do të jenë cisternat e ujit të pijshëm (autobot) dhe ato të ujërave të zeza,

– KRU “Prishtina” del me rekomandim që nuk do të rrezikohet në asnjë moment stabiliteti i ndërmarrjes dhe do të jemi në shërbim të konsumatorëve 24 orë,

– Për çdo masë shtesë që mund të ndërmerret bazuar në vendimet e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do njoftoheni me kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version