Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka ftuar konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara, që në afat sa më të shkurtë t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.
Në njoftim thuhet se ndëshkimet për mospagesë janë shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat.
“Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, thuhet se nuk do të ketë tolerime, me përjashtim të rasteve sociale./Telegrafi/