Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina”, fton konsumatorët të paguajnë borxhin për ujin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka ftuar konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara, që në afat sa më të shkurtë t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.

Në njoftim thuhet se ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat.

“Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, thuhet se nuk do të ketë tolerime, me përjashtim të rasteve sociale./Telegrafi/

Exit mobile version