Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina” fton konsumatorët të paguajnë borxhin për shërbimet e ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka ftuar konsumatorët të paguajnë borxhet për shërbimet e ujit.

Në njoftimin e KRU “Prishtina”, janë bërë paralajmërime për ata që nuk e paguajnë borxhin.

“Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara , që në afat sa më të shkurtër t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit. Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat.  Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se nuk do të ketë tolerime me përjashtim të rasteve sociale./Telegrafi/

Exit mobile version