Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina” thotë se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit po intervenojnë nga 5 deri në 20 raste brenda ditës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në një njoftim për media thotë se ekipet po vazhdojnë të punojnë në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit çdo ditë.

Siç thuhet në njoftim, çdo ditë bëjnë nga 5 deri në 20 intervenime.

“Ekipet e shkëlqyeshme të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit çdo ditë po intervenojnë prej 5-20 raste, pastrim, zhbllokim dhe rregullim të pusetave të kanalizimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se “Vetëmohimi i tyre për ambient të pastër shembulli më i mirë”./Telegrafi/

Exit mobile version