Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina” me ekipe shtesë në terren për shkak të përmbytjeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve, janë në gjendje gatishmërie, me të gjitha ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në terren.

KRU “Prishtina” nuk ka dhënë detaje për dëmet eventuale në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, por thekson se ekipet shtesë janë në terren tërë kohën.

Gjithashtu, sipas kësaj kompanie, po angazhohen edhe ekipet e monitorimit të cilësisë së ujit dhe prodhimit.

Exit mobile version