Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje që të paguhen faturat e shërbimeve për ujë dhe kanalizim.
Sipas kompanisë, mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza do të jenë gjithnjë të realizueshme nëse paguhen me rregull faturat.
“Ne duhet të paguajmë faturat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit. Përmirësimi i shërbimeve për konsumatorët tanë, mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza do të jenë gjithnjë të realizueshme nëse ju jeni të rregullt në pagesë të faturës së ujit. Mos lejoni grumbullimin e borxhit për ujë! Investo në shëndetin tënd!”, njofton kompania. /Telegrafi/