KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se furnizimi me ujë është stabil dhe do të vazhdojnë ta mbajnë të tillë.
“Jini të vëmendshëm se , pa shëndet ne nuk jemi askund”. Pastro duart vazhdimisht, por jo vetëm sot, nesër , pasnesër dhe çdo moment të nevojshëm të jetës tënde! Investoni në shëndetin tuaj duke mbajt higjienën tuaj personale. Por, duke e mbajt higjienën tuaj personale, ju jeni duke investuar direkt në shëndetin tuaj dhe rrethit e familjes tënde!
KRU “Prishtina” sh.a. iu bën thirrje që në këtë kohë, derisa po qëndroni në shtëpitë tuaja, të shpenzoni racionalisht ujin duke e shpenzuar për nevoja higjienike dhe shtëpiake por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kot, duke e lënë ‘të rrjedhë nga rubineti juaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
KRU “Prishtina” thekson se furnizimi është stabil dhe bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e ujit të pijshëm ngase kemi rritje të konsumit.
Pastro duart me ujë por ujin përdoreni në mënyrë të drejtë! /Telegrafi/