Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje te qytetarët që të kursejnë ujin e pijshëm.
Përmes një njoftimi, ujësjellësi bën të ditur se, “duhet të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, e vetmja mënyrë e krijimit të kushteve elementare për të ardhmen e fëmijëve tanë”.
“Uji duhet shpenzuar racionalisht jo vetëm gjatë ditëve të nxehta në hapësirë por, ai duhet kursyer edhe gjatë stinëve të ftohta, duke kontrolluar shpenzimin e ujit në objekte të mbyllura, në shtëpi, banesa, institucione apo biznese. Rruga e trajtimit të ujit të pijshëm është e gjatë, e mundimshme dhe ka një kosto të lartë derisa të vie në krojet tona të banimit. Të nderuar konsumatorë, uji i pijshëm i KRU ‘Prishtina’ është i lirë dhe i pastër, i përshtatshëm për ju, qoftë në aspektin ekonomik po ashtu edhe shëndetësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/